Pse femrat janë të tërhequr nga meshkujt e këqinj, edhe pse e dinë që janë vetëm për aventura të shkurtra?!

Pse femrat janë të tërhequr nga meshkujt e këqinj, edhe pse e dinë që janë vetëm për aventura të shkurtra?!

16:24, 09/11/2023
A+ Aa A-

Nga Don Draper i Mad Men te Chuck Bass i Gossip Girl, disa nga personazhet televizive më të dashur janë "djemtë e këqij". Një studim ka treguar se kjo nuk ndodh vetëm në ekran, femrat i preferojnë djemtë e këqij edhe në botën reale.

Shkencëtarët nga Universiteti i Australisë Perëndimore anketuan më shumë se 1300 femra nga 47 vende në lidhje me preferencat e tyre për burrat. Rezultatet tregojnë se femrat preferojnë meshkujt të cilët rrezikojnë, por vetëm për aventura të shkurtra.

Gjetjet e ekipit tregojnë se tërheqja e grave ndaj burrave që ndërmarrin rreziqe në lidhjet afatgjata zvogëlohet për shkak të pengesave të mundshme që lidhen me një sjellje të tillë. Aktivitete të ndryshme si bixhozi, sportet ekstreme dhe përdorimi i drogës lidhen më shpesh me meshkujt, siç kanë theksuar studimet e mëparshme.

Në studimin e fundit që përfshin 1304 gra nga 47 vende, të moshës 18-40 vjeç, ekipi analizoi ndikimin e sfondit mjedisor dhe socio-ekonomik të grave në preferencën e tyre për meshkujt që ndërmarrin rrezik. Pjesëmarrëset dhanë informacion mbi demografinë e tyre, shëndetin dhe statusin e marrëdhënieve para se të vlerësonin zakonet dhe profesionet e burrave që ndërmerrnin rreziqe.

Rezultatet treguan se gratë me shëndet të mirë dhe që banojnë në vende me jetëgjatësi më të lartë i konsideronin burrat që rrezikonin më tërheqës për marrëdhënie afatshkurtra. Ekipi sugjeroi se shëndeti i përmirësuar dhe aksesi në kujdesin shëndetësor mund të zvogëlojë rëndësinë e investimit atëror, duke i bërë gratë të favorizojnë meshkujt gjenetikisht superiorë, pavarësisht sjelljes së tyre të prirë ndaj rrezikut.

Për më tepër, gratë që u pëlqenin vetë aktiviteteve të rrezikshme, së bashku me gratë biseksuale, shfaqën një preferencë më të fortë për burrat që ndërmerrnin rreziqe, duke sugjeruar një perspektivë më liberale për tërheqjen e meshkujve dhe marrëdhëniet.

Një studim i veçantë theksoi se gratë priren të favorizojnë burrat muskuloz për marrëdhënie afatshkurtra, ndërsa një sens i mirë humori mund të ndihmojë në krijimin e lidhjeve afatgjata. Studiuesit zbuluan se gratë i konsideronin meshkujt muskulozë më tërheqës për marrëdhënie afatshkurtra, ndërsa sensi i humorit favorizohej për partneritete të qëndrueshme, për sa kohë sa nuk përfshinte shaka nënçmuese që shënjestronin veten e tyre ose të tjerët.

Këto zbulime hedhin dritë mbi ndërveprimin e ndërlikuar midis faktorëve mjedisorë, preferencave personale dhe zgjedhjes së bashkëshortit, duke ofruar njohuri të vlefshme për dinamikën e marrëdhënieve njerëzore./Dailymail- SYRI.net

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco