‘Kush tradhton Kosovën, s’është…’/ Vesa thumbon ‘keq’ Mërgimin

‘Kush tradhton Kosovën, s’është…’/ Vesa thumbon ‘keq’ Mërgimin

16:26, 03/11/2023
A+ Aa A-

Vesa Vllasaliu është një nga personazhet më të komentuar së fundmi kjo për shkak të vëmendjes që ajo ka marrë për historinë e saj të dashurisë me futbollistin Mërgim Berisha i cili ka kurorëzuar martesë me shoqen e saj të ngushtë Edonën.

Pak para se të futej në formatin e madh, Vesa kishte dhënë një intervistë ku kishte “thumbuar” ish-të fejuarin dhe ish-shoqen e saj, duke thënë se kjo e fundit ia mori të dashurin.

Teksa është pyetur në veçanti për Mërgimin, ajo është shprehur se nuk e ndjen më si shqiptar, pasi i njëjti nuk ka pranuar të luajë për Kosovën, pasi luan për Kombëtaren e Gjermanisë.

“Kush e tradhton Kosovën s’është për mua shqiptar. Më vjen keq”, ka thënë bukuroshja Vllasaliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco