'Të flasë më pak', Gent Hazizi thumbon Oltën në jurinë e 'DWTS'

'Të flasë më pak', Gent Hazizi thumbon Oltën në jurinë e 'DWTS'

16:20, 03/11/2023
A+ Aa A-

Marrëdhënia e Olta Gixharit dhe Gent Hazizit s’duket fort e mirë dhe pse eksperienca dhe përplasjet e tyre në “Big Brother VIP 2” kanë përfunduar me kohë.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up”, Hazizi u shpreh paksa “i bezdisur” nga protagonizmi i Oltës, ndaj këshilla e tij do të ishte që ajo të fliste më pak.

“Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka”, tha ai.

A i duket e njëjta situatë me Oltën dhe Ronaldon kjo? Genti shprehet:

“Jo nuk është e njëjta situatë sepse Dalina nuk është se kishte diçka me mua. Kurse e atyre është një gjë e mbarsur. Për mua Ronaldo është gabim që merret dhe flet se çfarë ka ndodhur”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco