Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid vazhdojnë romancën e tyre!

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid vazhdojnë romancën e tyre!

15:20, 02/11/2023
A+ Aa A-

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid u panë së bashku në një shfaqje të titulluar "Danny and the Deep Blue Sea" dhe u mbajt në Teatrin Lucille Lortel në Village. Kjo nuk është hera e parë që ata shihen së bashku, pasi janë parë duke ngrënë në West Village dhe duke bërë një shëtitje në shi.

Image

Është e qartë se ata takohen me njëri-tjetrin, megjithëse natyra e marrëdhënies së tyre mbetet e paqartë. “Është një natë takimesh teatri!”, tha një burim për “Page Six”. “Bredley shkon gjithmonë në teatër. Ai është një fans i madh".

Reagon Robert De Niro pas akuzave për abuzim të ish-punonjëses!

Gigi Hadid ka qenë më parë në një lidhje me mikun e ngushtë të Cooper, Leonardo DiCaprio. Ndërkohë, Cooper u pa më herët gjatë verës duke kaluar kohë me ish-partneren e tij, Irina Shayk, e cila në atë kohë ishte në lidhje me legjendën e NFL, Tom Brady.

Image

Cooper dhe Shayk kanë një vajzë gjashtëvjeçare. Nga ana tjetër, Hadid ka një vajzë trevjeçare me Zayn Malik, anëtar i One Direction.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Shayk thuhet se nuk e ka pritur edhe aq mirë afërsinë e Cooper dhe Hadid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco