Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Burri s’duhet të ketë shoqe si Luizi, Efin/ Postimi i Top-it revolton fansat

Burri s’duhet të ketë shoqe si Luizi, Efin/ Postimi i Top-it revolton fansat

20:38, 01/11/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli ka qenë padyshim fenomeni i këtij viti duke bërë që emri i tij të lakohet kudo edhe në biseda ku ai nuk është i pranishëm.

Së fundmi në “Top Albania Radio”, tek njëri nga emisionet një telefonues ka përmendur pikërisht Luizin, duke u shprehur ndër të tjera: “Burri nuk duhet të ketë shoqe si Luizi-Efin”.

Këtë deklaratë, faqja zyrtare e radios e ka postuar veçmas në Instagram, gjë të cilën ndjekësit e kanë “dënuar”.

 

 

Një pjesë e madhe e tyre kanë shprehur revoltën ndaj këtij postimi, pasi sipas tyre, po e përmendin Luizin vetëm për “dy klikime dy lekëshe“.

“Luizi qe vazhdon dhe mban çdo emison tuajin që nga 24 dhjetori. E shqyet për ca klikime 2 lekëshe”, shkroi dikush.

‘E bëtë baltë fare, çfarë titulli! Po lëreni tjetrin të marrë frymë e mbi të gjitha jepni vëmendjen që meriton si artist e jo me këto tituj skandaloz“,-shkroi një tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco