Hemoragji në tru gjatë 'Game of Thrones', Emilia Clarke: Nuk pata frikë të vdisja, por se mos më…

Hemoragji në tru gjatë 'Game of Thrones', Emilia Clarke: Nuk pata frikë të vdisja, por se mos më…

17:02, 01/11/2023
A+ Aa A-

Më shumë frikë kishte të pushohej nga puna sesa nga vdekja: Emilia Clarke rrëfeu momentet e vështira kur u shtrua në spital me hemorragji në tru, teksa zbukuronte kopertinën e numrit dhjetor/janar të “Harper’s Bazaar”.

Ylli i “Game of Thrones”, 37 vjeçe, do të marrë çmimin e aktores në çmimin “Gruaja e Vitit” e “Bazaar” në 7 nëntor, duke ecur kështu në hapat e Anya Taylor-Joy. Në intervistën e dhënë për këtë revistë, Emilia tregoi se si u ndje kur u diagnostikua me aneurizëm subaraknoid, shkruan DailyMail.

Image

“Nuk kisha frikë të vdisja. Kisha frikë se mos më pushonin nga puna. Vendosa me vete se: ”Kjo nuk është diçka që do të përcaktojë se kush jam unë”. Unë kurrë s’i bëja vetes pyetje të tilla si “Pse unë?” Kjo ta shpif. I thashë vetes se duhet të përballesha me problemin që më ra mbi kokë. Megjithatë, e vërteta është më bëri të ndihem shumë e turpëruar. Sikur të isha thyer përbrenda. Sikur producentët duhet të mendonin se isha një person jo i besueshëm që ata kanë punësuar.”

Image

Aktorja tregoi se kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale të sëmundjes nga një këputje e aneurizmës dhe më pas nga afazia. Ajo pohoi se në një moment, goditjet në tru e bënë që të mos kujtonte më as emrin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco