Selena Gomez e shqetësuar për lidhjen e re të mikeshës së ngushtë, Taylor Swift

Selena Gomez e shqetësuar për lidhjen e re të mikeshës së ngushtë, Taylor Swift

16:14, 31/10/2023
A+ Aa A-

Selena Gomez thuhet se është shqetësuar për përparimin e shpejtë të lidhjes së shoqes së saj të ngushtë Taylor Swift me lojtarin e NFL, Travis Kelce.

Sipas një burimi për Page Six, Gomez beson se Swift “po ecën shumë shpejt” me Kelce dhe e sheh publikimin e romancës së tyre të pazakonshme për Swift-in, e cila zakonisht është një njeri shumë privat.

Swift më parë kishte një lidhje 6-vjeçare me Joe Alwyn, që karakterizohej nga privatësia dhe mungesa e paraqitjeve publike.

Gomez thuhet se ka mbetur e befasuar kur ka parë Swift duke kaluar kohë me nënën e Travis, Donna Kelce, në një vend publik vetëm pak kohë pasi e takoi.

Asaj iu duk i çuditshëm edhe fakti që këngëtarja u pa duke u kapur për dore me Travis në publik, më pak se një muaj pas lidhjes.

Burimi zbuloi se shqetësimet e Gomez vijnë pasi asaj i intereson shumë mirëqenia e Taylor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco