Disney publikoi foton e parë nga filmi i ri i 'Borëbardhës' dhe polemikat janë të shumta

Disney publikoi foton e parë nga filmi i ri i 'Borëbardhës' dhe polemikat janë të shumta

17:24, 30/10/2023
A+ Aa A-

“Borëbardha” është filmi i risjellë edhe një herë për të gjithë fëmijët e sotëm, bazuar te klasiku i njohur ‘Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët’ nga viti 1937.

Rachel Zegler dhe Gal Gadot yll. Snow White është drejtuar nga Mark Webb (The Amazing Spider-Man), ndërsa Mark Platt (The Little Mermaid) është producent.

Filmi është larg publikimit, por është vendosur që tani në qendër të polemikave. Kjo pasi fillimisht, u vendos që të hiqeshin personazhet xhuxha, duke u zëvendësur me krijesa magjike. Mirëpo, ky vendim bëri që të mërziteshin shumë aktorë xhuxh, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga projektet e ndryshme filmike dhe televizive.

Disney tani ka publikuar imazhin e parë nga filmi i ardhshëm dhe duket se xhuxhat janë ende në film, por ata nuk janë aktorë të vërtetë, por personazhe të CGI (Imazhet e gjeneruara nga kompjuteri).

Jo vetëm që ata kanë publikuar imazhin e parë zyrtar nga filmi, por edhe një datë të re të publikimit, e cila tani është planifikuar për 21 Mars 2025, pothuajse një vit më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco