50 Cent tallet me Madonnën: Ku i ke bërë të pasmet?

50 Cent tallet me Madonnën: Ku i ke bërë të pasmet?

14:21, 30/10/2023
A+ Aa A-

50 Cent është tallur me Madonën duke e sulmuar me postime menjëherë pasi ajo filloi turneun e saj botëror. Reperi ka kërkuar emrin e kirurgut plastik që ai mendon se “i ka bërë” të keqen Madonna-s.

“Kush dreqin e bëri këtë? Ajo është e pasur si dreqin nuk e ka rregulluar. Dua emrin e mjekëve tani”, shkruan 50 Cent.

50 përfshiu gjithashtu një video të këngëtares duke performuar dhe duke e krahasuar me një milingonë për pamjen e të pasmeve të saj të zmadhuara.

Fansat e Madonna-s e sulmuan menjëherë reperin, duke thënë: “Është shumë e trishtueshme kur një burrë sulmon një grua dhe kritikon trupin e saj. Turp të kesh.”

Image

0 Cent dhe Madonna nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira me njëri-tjetrin. Në vitin 2021 ai e sulmoi Mbretëreshën e Popit për disa foto që ajo postoi në Instagram, duke përfshirë një që tregon të pasmet e saj.

Ai tha në Instagram: “Kjo është Madonna nën shtrat që përpiqet të bëjë si një e virgjër në moshën 63-vjeçare”.

Madonna reagoi në Instagramin e saj duke postuar një foto të saj dhe reperit duke buzëqeshur dhe të mbështetur me njëri-tjetrin, krah të cilës i shkruante: “Këtu është 50 Cent që pretendon të jetë miku im. Tani ke vendosur të flasësh për mua. Unë mendoj se karriera jote e re është të tërheqësh vëmendjen duke u përpjekur të poshtërosh të tjerët në mediat sociale. Zgjedhja më pak e mirë që mund të bësh si artist”.

50 më vonë kërkoi falje për komentin e tij, por Madonna e hodhi poshtë duke thënë: “Kërkesa juaj për falje është false, një falje nuk është e vlefshme nëse nuk e dini se për çfarë po kërkoni falje. Ajo për të cilën duhet të kërkoni falje është sjellja jote mizogjene, seksiste, moshore.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco