Blero i ofron vend pune Edonës, gati kontrata pas përfundimit të BBVK2

Blero i ofron vend pune Edonës, gati kontrata pas përfundimit të BBVK2

14:51, 29/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Blero është duke pasur raporte të mira me transgjinoren Edona James në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë të dielën, këngëtari madje ka thënë se ka gati një punë për të.

“Edonë, je një artiste e imja në kontratë pas Big Brotherit”, i tha këngëtari biondes James. 

Edona e mirëpriti këtë gjë dhe i tha: “Nëse e bën këtë për spektakël, unë po mbes pra”. 

Image

Përndryshe, si Blero ashtu edhe Edona James të dy janë pjesë e listës së tre personave më të votuar nga publiku, bashkë me humoristin Gani Gërmia.

Me të dëgjuar këtë njoftim të premten, shumë nga banorët janë revoltuar duke mos qenë dakord me rezultatin e votimit të publikut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco