Më dëbuan…/ Blac Chyna rrëfen si e zbuloi tradhtinë e Tyga-s me Kylie Jenner

Më dëbuan…/ Blac Chyna rrëfen si e zbuloi tradhtinë e Tyga-s me Kylie Jenner

11:02, 29/10/2023
A+ Aa A-

Blac Chyna ka treguar detaje të ndarjes së saj me Tyga-n në një intervistë së fundmi në podcast-in “The Viall Files”.

Ajo u shpreh se u dëbua nga shtëpia e ish-të fejuarit të saj, pasi mësoi për lidhjen e tij me Kylie Jenner asokohe.

“Ai filloi të fliste me Kylie-n e cila ishte 16 vjeç në atë kohë”, tha Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela White. “Po, isha e fejuar me të, kështu që kjo i dha fund.”

Chyna tha se e mësoi për lidhjen e përfolur të Tyga-s me Kylie-n në të njëjtën mënyrë si të gjithë të tjerët, nga interneti. Por vetëm kur miqtë e reperit filluan t’i paketonin gjërat e saj, Chyna e mori më seriozisht situatën.

Ishte në fakt kur miqtë e tij më nxorrën jashtë shtëpisë së tij.

Chyna, e cila ndan djalin 11-vjeçar King Cairo me Tyga-n, theksoi se situata u bë më komplekse për shkak të miqësisë së saj me Kim Kardashian në atë kohë.

“Unë dhe Kim, ne ishim vërtet shumë shoqe. Dhe më pas motra e saj e vogël filloi të fliste me Tyga-n, e cila ishte e mitur dhe më pas të gjithë erdhën drejt meje dhe filluan të më sulmonin. Ishte sikur askush nuk e pa tradhtinë që po ndodhte pas shpinës sime.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco