Aktori i njohur/ Kush ishte Matthew Perry, ylli i serialit ‘Friends’

Aktori i njohur/ Kush ishte Matthew Perry, ylli i serialit ‘Friends’

09:40, 29/10/2023
A+ Aa A-

Matthew Perry lindi në Williamstoën, Masaçusets, u rrit në Ottava, Ontario, ku u bë një lojtar  tenisit në moshë të re. Mirëpo, kur u shpërngul në Los Angeles tek babai i tij i cili po ashtu ishte aktor, John Bennett Perry, ai u interesua më tepër për aktrimin.

Morri pjesë në drama shkollore, derisa e kreu shkollën e mesme dhe vijoi fakultetin në Kalifornia e Jugut.

Karrierën e aktorit të vërtetë e filloi në serialin televiziv ‘Second Chance’, ku edhe e kishte rolin kryesor.

Më pas Perry u shfaq në filma tjerë shumë të suksesshëm si The Whole Nine Yards, Fools in Rush, She's Out of Control etj.

Si shumë aktorë të tjerë edhe ai e pati kulmin e karrierës së tij në serialin televiziv ‘Friends’ ku ai luante krahas Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow.

Image

Kur e pranoi rolin në Friends, nuk ka pasur famë, prandaj edhe pa e lexuar mirë skenarin, e ka pranuar rolin tek ky serial televiziv. Me rolin e Chandler Bing në këtë serial, ai fitoi famë të madhe.

Ky serial ia hapi dyert, duke marrë oferta nga regjisorë të njohur, sikurse regjisori i filmit ‘The Whole Nine Yards’.

Aq i suksesshëm ishte film, saqë u realizua edhe pjesa e dytë e tij, The Whole Ten Yards.

Fatkeqësisht Matthew Perry humbi jetën ditën e djeshme pasi u gjet i mbytur në jakuzin në shtëpinë e tij në Los Angelos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco