Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

Humb jetën ylli i serialit ‘Friends’, u mbyt aksidentalisht në shtëpinë e tij

08:27, 29/10/2023
A+ Aa A-

Një nga aktorët më të mirë, dhe yjet ‘Friends’ Mattheë Perry i njohur në seriah si ‘Chandler’, ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij.

Burimet nga policia thanë se, rreth orës 16:00 morën një telefonatë për një ‘arrest kardiak’, ndërsa gjetën aktorin të pajetë në një shtëpi në Los Anxhelos.

Burimet thanë se ai u gjet në një xhakuzi, por nuk u zbulua drogë në vendngjarje, dhe nuk kishte të dhëna në lidhje me ndonjë sulm.

Nga të dhënat e para, thuhet se ai kishte luajtur një lojë 2-orëshe Pickleball para vdekjes së tij, pas së cilës ai dërgoi ndihmësin e tij jashtë për një detyrë. Kur u kthyen, asistenti e gjeti Perry-n të pajetë dhe thirri 911.

Mattheë Perry u bë i famshëm në rolin e tij si 'Chandler Bing' në serialin hit të viteve '90 Friends, i cili u shfaq për 10 sezone dhe ka folur hapur për betejën e tij për të kapërcyer një varësi prej dekadash nga droga dhe alkooli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco