Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Do të japësh dorëheqjen? Provoje me këto metoda të lezetshme!

Do të japësh dorëheqjen? Provoje me këto metoda të lezetshme!

20:25, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ndonjëherë të japësh dorëheqjen nuk është edhe aq e lehtë. Pjesa emocionale, profesionale dhe ajo financiare janë trinom me rëndësi në një vendim të tillë. Ndaj ka disa mënyra “funny” se si mund të lini punën dhe sigurisht të mbeteni në histori.

1. Organizo një festë dhe në fund “mirupafshim”.

Një festë me kolegët dhe shefin mund të jetë ide shumë miqësore për të dhënë dorëheqjen. Provojeni, por qetësisht.

2. Lër shënime për veten kudo

Shënime të thjeshta, pa nënkuptime. Ca fotografi, ca fjalë dhe në fund një “po iki”.

3. Bli një tortë

Bli një tortë dhe aty shkruaj shënime të tipit:

Urime, po jap dorëheqjen.

Shihem më vonë. Shumë më vonë. Po jap dorëheqjen.

Gëzuar ditën e dorëheqjes time.

4. Bëj një tatuazh

Hahah, sigurisht jo një tatuazh të vërtetë, tregoja shefit shkrimin “po jap dorëheqjen”. Me siguri që do qeshë më shumë me faktin që ti ke bërë një tatuazh të tillë sesa do mërzitet që ti po ikën. Ose, nuk i dihet.

5. Lër një takim

Zhvillo një takim ku flet për veten dhe në fund jep dorëhqjen. Ekziston mundësia që të marrësh rritje rroge, por ti e ke marrë vendimin. Apo jo?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco