Kendall Jenner tregon arsyen pse ka frikë të ketë fëmijë

Kendall Jenner tregon arsyen pse ka frikë të ketë fëmijë

16:15, 27/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse dëshira për t’u bërë nënë është shumë e madhe, supermodelja Kendall Jenner thotë se nuk është ende gati dhe për këtë ka një arsye të fortë. Jenner ka folur për stresin që përjeton çdo ditë dhe ka shpjeguar se është një nga arsyet që ka frikë të ketë fëmijë.

Modelja në një episod të fundit të reality show-t ‘The Kardashians’ foli me Scott Disick për ankthin dhe sulmet e panikut, gjendje që i vuan vazhdimisht, në përditshmëri dhe punë.

“Kohët e fundit kam qenë shumë keq. Është një nga arsyet që kam shumë frikë të kem fëmijë”, tha ajo.

Mirëpo, frika e saj më e madhe është se kjo gjendje mund të përkeqësohet disa ditës dhe mund të ndikojë për keq te fëmija.

“Sinqerisht, skenari më i keq që mund të mendoj është se do të përkeqësohem për pjesën tjetër të jetës sime. Sepse tani ndihem më keq se më parë, kam frikë se me kalimin e moshës do të përkeqësohet. Të gjithë mendojnë se për shkak se jam i famshëm, nuk kam probleme”, u shpreh modelja.

Modelja thotë se e ka provuar këtë gjë me qenin e saj Pyro, për të cilin tregon se shfaq sjelle agresive, kur e ndjen që ajo ka ankth.

“Unë kam ankth dhe mendoj se ai ka ankth. Ndoshta unë jam problemi. Ndoshta ai ndjen ankthin tim? Unë mund të jem problemi.”

Modelja ka folur për vështirësitë e saj me ankthin edhe në të kaluarën, por asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën për t’u bërë nënë, thjesht siç tregon ajo nuk është ende gati.

Ndërkohë, Kendall është duke shijuar tashmë prej disa muajsh romancën me yllin latin Bad Bunny.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco