Klajdi Haruni flet për herë të parë për të bijën! Zbulon kuptimin e veçantë të emrit të saj!

Klajdi Haruni flet për herë të parë për të bijën! Zbulon kuptimin e veçantë të emrit të saj!

16:06, 27/10/2023
A+ Aa A-

Klajdi Haruni dhe partnerja e tij, Orgesa, pak javë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Hea.

Së fundmi këngëtari ka dhënë një intervistë për “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera ka folur për vajzën e tij. I pyetur se pse kanë zgjedhur emrin Hea dhe cili është kuptimi i këtij emri të veçantë, artisti tha: 

“Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë mirësi, hijeshi pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean”, tha ai.

Gjatë bisedës, Klajdi rrëfeu se po e shijon shumë këtë fillim të ri që po i duket si ëndërr. “Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur por akoma nuk e kam marrë veten tamam më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur, që na ka bekuar Zoti.

Image

Po e përjetojmë dhe po e përballojmë shumë mirë për momentin. Po ia dalim, mendoj që jam një baba që ndihmoj, por varet edhe si mendon mamaja”, tha ai.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco