Qëllohet me dy plumba ish-deputeti ukrainas që mbështeti pushtimin rus, është në gjendje të rëndë

Qëllohet me dy plumba ish-deputeti ukrainas që mbështeti pushtimin rus, është në gjendje të rëndë

15:50, 27/10/2023
A+ Aa A-

Oleh Tsarov, ish-anëtari i parlamentit ukrainas i cili mbështeti pushtimin rus në  Ukrainë, është qëlluar dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, raporton Ukrainaska Pravda.

Informacionin e ndau Vladimir Rogov, zyrtari rus i ngarkuar në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhia, transmeton Telegrafi.

Rogov ka shkruar se gjendja e “Olehut është e rëndë” dhe se gjendet në repartin e kujdesit intensiv.

Gjithashtu ka konfirmuar se Tsarov është qëlluar, e në rrjetet sociale është shpërndarë një video e cila pretendohet se u filmua në afërsi të shtëpisë së Tsarov, ku ndaj tij është kryer atentat.

“Informacionin për tentim-atentatin ndaj Oleh Tsarov e ka konfirmuar familja e tij. Rreth mes natës është qëlluar me dy plumba. Nuk ka informacione për sulmuesin, e forcat e sigurisë janë duke hetuar rastin. Derisa ka arritur autoambulanca Oleh ka humbur vetëdijen dhe sasi të madhe gjaku. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore”, ka shkruar zyrtari rus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco