Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Blero pranon publikisht se ka një krizë mes tij dhe partneres së re

Blero pranon publikisht se ka një krizë mes tij dhe partneres së re

21:58, 26/10/2023
A+ Aa A-

Banori i BBV Kosova, Blero Muharremi, ka konfirmuar publikisht pak kohë më parë se është në një lidhje të re dashurie. Me disa foto që ka ndarë me ndjekësit e tij, këngëtari i njohur ka treguar se po jeton një romancë të re, pas ndarjes me Afrona Dikën, dhe është i lumtur.

Mirëpo, së fundi, nga shtëpia e BBV Kosova, Blero ka pranuar se raporti i tyre nuk është edhe aq i mirë kohët e fundit. Në një bisedë të fundit me Edona James, Blero tregoi se në këtë moment marrëdhënia e tyre është paksa në krizë.

“Ishalla më sheh dhe e kupton që jam okej”,- dëgjohet të thotë këngëtari në diskutimin me Edonën. Pas kureshtjes së kësaj të fundit, Blero rrëfeu se aktualisht ka një krizë mes tij dhe së dashurës.

Para hyrjes së këngëtarit në “Big Brother VIP Kosova”, në media qarkulloi lajmi se ai dhe e dashura e tij ishin ndarë. Ende nuk dihet si është raporti mes tyre, por, me siguri, Blero do ta rrëfejë edhe gjatë javëve të qëndrimit në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco