Paris Hilton reagon ashpër ndaj komenteve tallëse për beben e saj

Paris Hilton reagon ashpër ndaj komenteve tallëse për beben e saj

20:39, 24/10/2023
A+ Aa A-

Paris Hilton ka reaguar me vendosmëri ndaj komentuesve që talleshin me formën e kokës së bebes së saj të re.

Zhvillimi vjen pasi trashëgimtarja e famshme shpërndau në rrjet një foto të vetes dhe të voglit për 25 milionë ndjekësit në rrjet.

Ajo e quan beben ‘të sajin’ megjithëse është lindur nga një grua tjetër për llogari të milioneres, në praktikën e kontestuar shpeshherë si abuzive të “lindjeve surrogate”.

42-vjeçarja trashëgimtare e hoteleve Hilton, komentonte në foton e saj: “Ëngjëlli im i çmuar Phoenix vjen për herë të parë në NYC.”

Por imazhi kishte marrë komente të shumta mizore që vinin në lojë pamjen e bebes: “Duket se ai paska bërë ‘një kokë’ përpara në jetë nga të tjerët”.

Një tjetër shkruante: “Fëmijë me pamje të çuditshme.”

Një tjetër shkruante: “Asnjë doktor nuk mund ta ketë nxjerrë këtë, do ta ketë lindur me një magjistar.”

Të tjerë përdorues krahasonin Phoenix me personazhin e serialit Family Guy, Stewie, ndërsa të tjerë bënin sugjerime negative për shëndetin e tij.

“Mos është gjë me encefalitis? Nuk po përpiqem të jem i pasjellshëm por nuk më duket normal”, ishte një koment.

Hilton vendosi tashmë peshën e saj duke iu përgjigjur komenteve negative në rrjetin TikTok.

“Duke jetuar në qendër të vëmendjes, komentet janë të paevitueshme, por të shënjestrohet fëmija im, apo i kujtdo tjetri, kjo është e papranueshme”, shkruante ajo.

“Kjo më lëndon më shumë se sa mund të përshkruaj. Jam përpjekur të kultivoj një mjedis dashurie, respekti e pranimi, prandaj pres që atë të marr nga të tjerët.”

“Nëse nuk do të postoja gjë për beben time njerëzit do të mendonin se nuk jam një nënë e mirë. Unë jam një nënë krenare që punoj dhe bebja ime është e shëndetshme dhe e adhurueshme”, shtonte Hilton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco