Lajmi i fundit

LIVE/ Tiranë, protestë kundër masakrave në Palestinë

Vëllai i Sara Hoxhës shton dyshimet për ndarjen e saj nga Ledri Vula

Vëllai i Sara Hoxhës shton dyshimet për ndarjen e saj nga Ledri Vula

11:51, 24/10/2023
A+ Aa A-

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë çifti më i përfolur i momentit dhe kjo fatkeqësisht jo për shkak të projekteve të tyre apo momenteve familjare por për shkak të një krize në martesën e tyre e cila thuhet se nisi pas ‘përplasjes’ së ashpër virtuale me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Dyshimet për ndarjen mes tyre sa vijnë e shtohen. Ledri ka kohë që nuk është shfaqur më në rrjete sociale ndërsa në asnjë moment nuk u pa afër partneres së tij Sarës në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ detaj që u vu re nga të gjithë.

Së fundmi një veprim i vëllait të Sarës ka shtuar dyshimet se mes çiftit ka marrë fund.

Një llogari në Instagram postoi një foto të dyshes, duke shkruajtur se njerëz të afërt kanë konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës.

Image

Pikërisht këtë postim e ka pëlqyer Kevin Hoxha, vëllai i Sarës dhe për të gjithë u mor si një konfirmim për ndarjen nga Ledri.

Megjithatë sesi qëndron e vërteta mbetet të presim vetëm reagimin e dyshes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco