Francis Ngannou është tashmë në Arabinë Saudite për të bërë debutimin e tij në boks, duke sfiduar kampionin e peshave të rënda, Tyson Fury.
Në vendin e Lindjes së Mesme, Cristiano Ronaldo e priti atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ish-lojtari i Real Madridit, i cili aktualisht luan për Al Nassr, i dhuroi një orë nga edicioni i kufizuar i markës “Jacob & Co”, të quajtur “Zemra e Ronaldos”, me vlerë më shumë se 100.000 dollarë. Cristiano Ronaldo dëshironte ta befasonte kështu ish-kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou.
Ylli i Al Nassr, i cili jeton në Arabinë Saudite, e vizitoi kamerunasin kur mbërriti atje dhe i dhuroi këtë orë shumë të veçantë. Në videon që ata kanë shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si bashkëpronari i markës, Jacob Arabo, ia dorëzon Ngannou, i cili e pret me një buzëqeshje të madhe.
Ky nuk është takimi i parë që futbollisti i shquar portugez ka me sportet e kontaktit.
Në vitin 2021, ai takoi Khabib Nurmagomedov, i cili është një tifoz i madh i futbollit, i portugezit dhe Real Madridit.
Më tej, në shkurt të këtij viti, CR7 shkoi në “Diriyah Arena” të Arabisë Saudite me djalin e tij të madh për të parë duelin mes Jake Paul dhe Tommy Fury, një nga më të pasqyruarit në media falë YouTuber-it të famshëm.
Gjithçka tregon se edhe Cristiano do ta shohë përplasjen e madhe këtë të shtunë, ku Francis Ngannou do të sfidojë Tyson Fury, kampion i Këshillit Botëror të Boksit (WBC), në debutimin e tij në boks. Kamerunasi do të përmbushë një nga ëndrrat e tij, pasi që kur ishte fëmijë dëshironte të bëhej boksier.
Francis Ngannou On IG:
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) October 23, 2023
“Thank you, Cristiano Ronaldo, for the wonderful watch”
pic.twitter.com/2vKNEcS17P
© SYRI.net