Princ Leka dhe Elia Zaharia në krizë? Ditëlindja e vajzës i gjen të ndarë!

Princ Leka dhe Elia Zaharia në krizë? Ditëlindja e vajzës i gjen të ndarë!

12:20, 23/10/2023
A+ Aa A-

Princin Leka dhe Elia Zaharian trevjetori i vajzës i gjeti jo pranë njëri-tjetrit. Madje ndryshe nga dy ditëlindjet e para, ata nuk kanë ndarë urim të përbashkët për të voglën e tyre, shoqëruar me një foto familjare.

Ata kanë ndarë urime në rrjetet sociale, por kanë qenë të ndryshme. Princ Leka ka uruar të voglën me një foto krah njëri-tjetrit, ku shkruan “Gëzuar ditëlindjen vajza ime! U realizofshin të gjitha dëshirat tuaja, mezi pres të shoh se çfarë aventura emocionuese do të na sjellë viti i ardhshëm.. edhe 100”.

Image

Ndërsa Elia ka ndarë fotot e ditëlindjes ku shihej në praninë e nënës së saj, Yllka Mujos dhe babait të saj Gjergj Zaharia dhe vëllait Amos Zaharia. “Prej tri vitesh ky diell i vogël na ngroh zemrat! Edhe 100 lumturia jonë! E paç jetën plot dritë e dashuri! Zoti të dhëntë shëndet e fat të bardhë! Uroj që kjo buzëqeshje të rrezatojë përgjithmonë në fytyrën tënde të ëmbël! @armand.sallabanda faleminderit mik i dashur për këto kujtime ”, ka shkruar ajo.

Image

E sigurisht në këto foto familjare, vëmendjen na i tërhoqi mungesa e Princit, i cili nga fotot shihet se nuk ka qenë i pranishëm në këtë ditë kaq speciale për Geraldinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco