Rebecca Loos thyen heshtjen, zbulon si David Beckham e tradhtoi Victorian me të

Rebecca Loos thyen heshtjen, zbulon si David Beckham e tradhtoi Victorian me të

11:54, 23/10/2023
A+ Aa A-

 

David Beckham, një seri dokumentarësh në Netflix prej 4 tetorit. Formati është i ndarë në katër episode, në të cilat tregohet historia e britanikut të mirënjohur, karriera e tij futbollistike. Në to tregohen disa sekrete për jetën e tij private.

David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më të njohur. Ata janë të martuar prej 24 vitesh dhe kanë katër fëmijë. Në dokumentar, David pretendon se hera e parë që e pa stilisten ishte në vitin 1996 në një video muzikore të “Spice Girls”: “Ajo grua që shihni atje është gruaja me të cilën dua të martohem”, – i tha ai një shoku.

Në vitin 2004, ish-futbollisti u përfshi në thashethemet për tradhti ndaj gruas së tij. Rebecca Loos pretendoi se ajo kishte një lidhje me britanikun gjatë kohës së Beckham te Real Madridi. Tashmë, çifti ka deklaruar në dokumentar se si ndikuan akuzat në marrëdhënien e tyre.

Pas kësaj, aktorja ka dhënë një intervistë për “Daily Mail”, në të cilën ka sulmuar David: “E gjitha është, ‘i mjeri unë’. Ai duhet të marrë përgjegjësinë. Mund të thotë çfarë të dojë, natyrisht, e kuptoj që ka një imazh për të ruajtur, por paraqitet si viktimë dhe më bën të dukem si gënjeshtare, sikur t’i kisha sajuar ato histori. Ai po sugjeron indirekt se jam unë, ajo që e kam bërë Victoria të vuajë”.

Loos ka siguruar se të shihte Victoria në dokumentar ka qenë “tepër e vështirë”, por se historitë për tradhtinë ishin të vërteta: “Mendoj se po të kishte dashur të përmendte këtë moment dhe sa i vështirë ishte, do të kishte qenë shumë bukur për të nëse thoshte: Nuk ishte momenti im më krenar.

Gjëja më e keqe për mua është se ai thotë se nuk i pëlqente të shihte gruan e tij duke vuajtur. Kjo më shqetësoi. Sepse ishte ai që i shkaktoi vuajtjen, por e bëri në mënyrë specifike. Dukej sikur ishte faji im, ndërsa ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë”.

Rebeka ka deklaruar se asaj iu desh shumë kohë që të vendoste të fliste për këtë temë, por donte të vërtetonte se këto histori nuk ishin të rreme: “Edhe unë kam një familje dhe fëmijë. Ata gjithashtu kanë Google dhe mund të shikojnë dokumentarë. Personalisht dua që ata të dinë se nëna e tyre ishte aq e guximshme për t’u përballur me ta dhe për të mbrojtur të vërtetën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco