‘Nuk ka gangsterllëk…’/ Fero la muzikën për fenë, kritikat e At Nikollës

‘Nuk ka gangsterllëk…’/ Fero la muzikën për fenë, kritikat e At Nikollës

11:18, 23/10/2023
A+ Aa A-

Ish-reperi Fero, siç e dimë tashmë çdo postim apo veprim të tijin e lidh me përkushtimin e tij ndaj fesë teksa me kohë ka lajmëruar dorëheqjen nga muzika. Ndërsa disa e kanë përgëzuar, predikuesit e devotshëm shprehen se ai nuk po i përkushtohet siç duhet fesë islame.

I ftuar në “E Diell” At Nikolla Xhufka në rubrikën “Trotuar”, ka kritikuar ish-reperin se feja nuk ka ‘gangstërllëk’, e ata që e predikojnë nuk mund të kërcënojnë kurrë njerëzit.

“Çfarë mendimi keni për reperin Fero që hoqi dorë nga muzika dhe u bë mysliman i devotshëm?”, ishte pyetja që iu drejtua.

“Nga një ekstrem vajti në një ekstrem tjetër. Ai që dedikohet në një fe, edhe nga dashuria e madhe që ka për fenë, nuk mund të thotë kurrë ‘kush e shan Allahun ka punë me mua’, nuk mund të kërcënohen njerëzit. Ai mund të thojë, ‘kush e shan Islamin mund të vijë tek unë dhe ta bëj besimtar”, tha prifti.

“Besimtari ka dashuri, jo gangsterllëk”, shtoi At Nikolla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco