Planet e Kate dhe William me fëmijët e tyre për Halloween

Planet e Kate dhe William me fëmijët e tyre për Halloween

10:37, 22/10/2023
A+ Aa A-

Princi dhe Princesha e Uellsit do të festojnë Halloween me fëmijët e tyre më 31 tetor. Çifti është kujdesur që të përfshijë në festimet e viteve të fundit Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Jay Rutland, bashkëshorti i Tamara Ecclestone, ka zbuluar se Kate Middleton ishte në lagjen e tyre në Kensington tetorin e kaluar. “Kate trokiti në derën tonë në Londër me fëmijët e tyre në Halloween. Ajo ishte shumë miqësore dhe me këmbë në tokë”.

Dhe në vitin 2019, Kate Middleton u shfaq duke parë kostumet e Halloween me George dhe Charlotte pranë shtëpisë së tyre në Norfolk, Anmer Hall.

“Ajo ishte me Charlotte dhe George duke parë veshjet e Halloween, por truproja e saj po shihte njerëz me telefona dhe u thoshte atyre se nuk donin foto”, shkruan Mirror.

Ndërsa, nëna e Kate, Carol, ka treguar pse i pëlqen të festojë Halloween. “Halloween është një moment kulmor i vjeshtës për mua”, shkroi ajo vitin e kaluar. “Më kujtohet ende argëtimi dhe frikësimet që nga fëmijëria ime, shansi për t’u veshur, dekoruar kunguj dhe për t’u marrë me ‘mashtrime’”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco