'Je i dashuruar me Luizin' -Armaldo Kllogjeri i kthehet ashpër balerinës: Kush je ti që…

'Je i dashuruar me Luizin' -Armaldo Kllogjeri i kthehet ashpër balerinës: Kush je ti që…

20:05, 19/10/2023
A+ Aa A-

Tenori Armaldo Kllogjeri, është një nga zërat më të mirë të skenës operistike shqiptare. Por së fundmi ‘Maestron’ e shohim edhe si kërcimtar dhe konkurrent për të fituar sfidën e kërcimit në formatin “Dancing with the stars”.

Deri më tani ish-banori i Big Brother ka pasur performanca  mjaft të mira ku është vlerësuar mirë nga juria.

E teksa provat e formatit kërkojnë impenjim total dhe përqendrim maksimal, balerina e cila e ndihmon Maestron duket se ka zbuluar mënyrën për ta bërë Maestron të duket i përqendruar dhe i sertë, qëndrim ky që i nevojitet koreografisë që dyshja po përgatisnin.

Por situata ka dal pak jashtë kontrolli pasi Kllogjeri ka reaguar mjaftë ashpër ndaj balerinës e cila i ka përmendur Luiz Ejllin me të cilin Maestro cilësohet si kundërshtarë.

“Përqendrohu, më shiko me nerva bëj sikur ke dikë që nuk të pëlqen para, mendo sikur po shikon Luizin”- i dertohet ajo.

Por deklarata e cila e ka acaruar Armaldon ishte ajo kur balerina shprehej kështu:

“Big Brotheri ka mbaruar po fillon tjetri ai akoma vazhdon është i dashuruar por nuk e pranon me një individ aty që fitoi.

Tenori duket se nuk e ka pritur shumë mirë ‘shakanë’ që balerina bëri duke iu drejtuar ashpër:

Kush je ti që flet për mua njëherë, çfarë shakash janë këto në sy të publikut.

Po ik leje fare me gjithë balet e me gjithë lesh.

Të dalësh të thuash ato fjalë është fundi i botës më kupton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco