‘Për një dekadë s’e hoqa grimin…’/ Habit këngëtarja e njohur

‘Për një dekadë s’e hoqa grimin…’/ Habit këngëtarja e njohur

16:25, 18/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Dolly Parton ka habitur me një intervistë të dhënë së fundmi ka folur mbi karrierën dhe sfidat e saj. Parton tregon se nga frika e rasteve urgjente zgjidhte më mirë të flinte me makijazh sesa të fotografohej nga paparacët në gjendjen e saj më të keqe.

E këtë veprim ajo thotë se e ka përsëritur me dekada.  Në librin e saj të ri, “Behind The Seams: My Life In Rhinestones”, Dolly ka rrëfyer se ky zakon nisi rreth viteve 80′.

“Kur arrita në Los Anxheles në vitet 80′, fillova të flija me makijazh dhe kjo për shkak të tërmeteve të shumta. Mendova me vete se nuk mund të dilja në rrugë pa makijazh pasi mund të kishte aparate fotografike. Kështu që vendosa të isha gati për të dalë”, tregon ajo.

 E megjithatë, për çudi Dolly vazhdon të ketë një lëkurë të shëndetshme edhe pas rutinës së ‘tmerrshme’ të makijazhit, pasi çdo mëngjes sigurohej që ta pastronte mirë atë.

“Nuk ka aspak rëndësi se kur e pastron fytyrën për aq kohë sa e pastron një herë në ditë. Pasi zgjohesha në mëngjes, bëja të gjithë ritualet e mia dhe më pas vijoja sërish të vendosja makijazh dhe isha gati për të dalë dhe të dukesha bukur gjatë gjithë ditës”, tregon ajo. 

Në intervistën e dhënë për “People” ajo ka treguar se vetëm vdekja mund ta bënte atë që të dilte pa makijazh në fytyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco