Jada Pinkett Smith dhe Will Smith do të shkruajnë një libër me kujtime bashkë

Jada Pinkett Smith dhe Will Smith do të shkruajnë një libër me kujtime bashkë

12:03, 18/10/2023
A+ Aa A-

Jada Pinkett Smith dhe bashkëshorti i saj, Will Smith të dy kanë shkruar libër me kujtime, por me sa duket kanë edhe më shumë për të thënë në frontin e shtëpisë.

Jada zbuloi se ata kanë “folur për të shkruar një libër së bashku” në një intervistë të re dypjesëshe me “Extra”.

Ylli i “The Girl’s Trip” tha se duhet pritur për detaje e librit, por ajo zbuloi se titulli paraprak do të jetë “Mos e provoni këtë në shtëpi”.

Jada mbajti intervistën në Qendrën e Arteve Performuese të NYC-së, Perleman, pak momente përpara se të dilte në skenë në vendin e shfaqjes me Arianna Huffington për të diskutuar për librin e saj me kujtime, “Worthy”.

Krijuesja e “Red Table Talk” gjithashtu sqaroi disa gjëra gjatë bisedës, duke përfshirë zbulimin që ajo dhe Will ishin ndarë për shtatë vjet.

Ajo më parë i kishte thënë prezantueses së “Today” Hoda Kotb se yjet kanë pasur “jete krejtësisht të ndara” që nga viti 2016.

Por Jada tha për “Extra”: “Pas Oscars, ne u rikthyem. Mendoj se ajo pjesë është lënë jashtë narrativës. U ndala në librin në Oscars”.

Megjithatë, Jada e quan Will “partnerin e saj të jetës” në vend të burrit, tha ajo.

“Është një përkufizim më i gjerë se ai me të cilin kam ardhur në martesë rreth idesë së burrit… dhe unë dua ta shoh Willin gjerësisht”, shtoi ajo.

Will i tha New York Times përmes emailit se kujtimet e Jadas, të cilat zyrtarisht doli në raftet të martën, “disi e zgjuan atë”.

“Kur ke qenë me dikë për më shumë se gjysmën e jetës tënde shfaqet një lloj verbërie emocionale dhe shumë lehtë mund të humbasësh ndjeshmërinë ndaj nuancave të tij të fshehura dhe bukurive delikate”, tha aktori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco