Tarifë për përdoruesit e rinj të ‘X’ në këto shtete

Tarifë për përdoruesit e rinj të ‘X’ në këto shtete

09:27, 18/10/2023
A+ Aa A-

 X, i njohur më parë si Twitter, ka filluar të tarifojë përdoruesit e rinj në Zelandën e Re dhe Filipine 1 dollarë në vit për të hyrë në veçoritë kryesore, si pjesë e një prove të re.

Ata që tërhiqen nga tarifa e abonimit do të mund të lexojnë vetëm postime, të shikojnë video dhe të ndjekin llogaritë.

Platforma e mediave sociale tha se qëllimi është "reduktimi i spamit, manipulimi i platformës sonë dhe aktiviteti i boteve".

Muajin e kaluar, shefi i X, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk sugjeroi që të gjithë përdoruesit e X mund të duhet të paguajnë për akses.

Që kur Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, ai ka parë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave.

Abonentët me pagesë të një shërbimi të përmirësuar, të quajtur X Premium, paguajnë tani për më shumë veçori si postime më të gjata dhe rritje të shikueshmërisë në platformë.

 

X Premium aktualisht kushton 8 dollarë në muaj në SHBA. Çmimi ndryshon në varësi të vendit ku banon një abonues, ndërsa përdoruesit e tjerë mund të përdorin ende falas X.

Një rrezik i vendosjes së X pas një muri pagesash është se platforma mund të humbasë një pjesë të madhe të përdoruesve të saj. 

Kjo nga ana tjetër, mund të ulë të ardhurat nga reklamat, të cilat aktualisht përbëjnë shumicën dërrmuese të të ardhurave të kompanisë.

Javët e fundit, kompania është hetuar nga Bashkimi Evropian për përhapjen e mundshme të përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme dhe gjuhës së urrejtjes, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Ajo është gjobitur gjithashtu nga mbikëqyrësi i sigurisë së internetit të Australisë për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim mbi praktikat kundër abuzimit të fëmijëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco