Kate Middleton i ka qëndruar besnike pasionit të saj që nga universiteti

Kate Middleton i ka qëndruar besnike pasionit të saj që nga universiteti

08:55, 18/10/2023
A+ Aa A-

Kate Middleton foli për ditët e saj në Universitet javën e kaluar gjatë një vizite në Nottingham Trent. Përveç aktiviteteve të saj sportive, duke përfshirë hokejin dhe tenisin, Princesha e Uellsit zbuloi gjithashtu hobi që i shërben asaj akoma edhe në jetën e saj mbretërore.

“Më kujtohet se universiteti për mua ishte një nga ato mundësitë e shkëlqyera për të provuar hobi të rinj. Më pëlqente të provoja gjëra të reja dhe të sfidoja veten, qoftë në sport, muzikë apo art”, tha Kate.

Image

“Më pëlqen të jem jashtë dhe të përfshihem në të gjitha klubet e ndryshme sportive, kështu që kam bërë gjëra të tilla si hokej dhe tenis që nga universiteti, por kam provuar edhe fotografinë në universitet, të cilën ende e dua dhe e shijoj tani”, rrëfeu Princesha.

Në të vërtetë, fotografia është një pasion i Princeshës Kate, pasi fotot e fëmijët të saj, Princit George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis të postuara shpesh në faqen e familjes mbretërore në Instagram, dëshmojnë se aftësitë e saj kanë miratimin e vulës mbretërore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco