Grabitet shtëpia e Mozzik/ Hajdutët marrin 100 mijë euro dhe 16 armë zjarri

Grabitet shtëpia e Mozzik/ Hajdutët marrin 100 mijë euro dhe 16 armë zjarri

22:47, 17/10/2023
A+ Aa A-

Shtëpia e reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, është grabitur dy netë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi ku dhe thotë se dëmi ka qenë i madh.

Grabitësit i kanë marrë në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë, kryesisht aksesorë floriri.

Në një postim në rrjetet sociale Mozzik falenderoi policinë e Kosovës për gadishmërinë, teksa pret që kjo grabitje të zbardhet dhe autorët të arrestohen.

“Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Mozzik:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.

Njoftimi i policisë së Kosovës

“VJEDHJE E RËNDË/ Ferizaj /15.10.2023-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë së tij, ku nga aty kanë vjedhur disa lloje të armëve, para dhe stoli ari. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco