Britney Spears zbulon sekretin e errët: Abortova fëmijën e Justin Timberlake

Britney Spears zbulon sekretin e errët: Abortova fëmijën e Justin Timberlake

19:29, 17/10/2023
A+ Aa A-

‘The Woman in Me’, titullohet libri autobiografik i këngëtares Britney Spears, i cili pritet të dalë në më 24 tetor.

Vetë këngëtarja ka zbuluar një sekret të errët të saj në lidhje me ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake. Ylli i muzikës pop ka zbuluar se kishte kryer një abort gjatë lidhjes së saj me Justin Timberlake. Ajo rrëfehet se shtatzënia e saj ishte një ” surprizë “, por jo një ” tragjedi “.

“E doja shumë Justinin. Gjithmonë shpresoja që një ditë të krijonim një familje së bashku. Thjesht kjo do të ndodhte shumë më shpejt nga sa prisja,” shkruan Spears në një fragment të publikuar nga “People”.

Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. “Ai tha se nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj”, vazhdon Spears.

“Jam i sigurt që njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos e lindja fëmijën. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë, Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”, tha këngëtarja.

Përpara publikimit të librit, burimet i thanë ekskluzivisht ‘Page Six’ se Timberlake, 42 vjeç, ishte i shqetësuar për atë që Spears, do të ndante për marrëdhënien e tyre. Ish-çifti u nda në vitin 2002 pas tre vitesh lidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco