Çudia e radhës nga ‘Ye’! Bianca duhet t’i bindet këtyre urdhrave të tij

Çudia e radhës nga ‘Ye’! Bianca duhet t’i bindet këtyre urdhrave të tij

18:47, 06/10/2023
A+ Aa A-

Ju prezantojmë me çudinë e radhës nga reperi Kanye West, emri zyrtar i të cilit është ‘Ye’.

Sipas prestigjozes britanike ‘DailyMail’, reperi i ka vënë disa kushte ‘absurde’  të dashurës së tij, Bianca Censori.

Ai e ka urdhëruar të mos flasë ‘kurrë’ në dalje publike, dhe ka nxjerrë një sërë rregullash për të jetuar, duke përfshirë, ushqime specifike që mund të hajë dhe çfarë mund të veshë.

Sipas medias britanike, 46 vjeçari po manipulon të ashtuquajturën ‘gruan’ e tij, 28 vjeçe, në një version të ‘radikalizuar’ të ish-gruas së tij  Kim Kardashian.

Bianca e cila duket se ka rënë pre e manipulimit, thjesht ‘i bindet’ reperit kontrovers pasi ky i fundit i ka thënë se ata kanë statusin ‘mbretëror’.

Çifti, të cilët u fotografuan për herë të parë së bashku në janar, ekspozuan disa veshje të çuditshme gjatë pushimeve të tyre verore evropiane, të cilët ata janë kritikuar madje dhe shpallur ‘non-grata’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco