Edhe pse i tradhtoi disa herë motrën, Kim Kardashian tregon që e ka akoma shok ish-partnerin e Khloes

Edhe pse i tradhtoi disa herë motrën, Kim Kardashian tregon që e ka akoma shok ish-partnerin e Khloes

17:48, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ylli televiziv Kim Kardashian gjatë epidodit të “The Kardashians”, ka treguar se akoma ruan raporte të mira me ish-partnerin e motrës së saj Khloe, Tristan Thompson, ndonëse ky i fundit e ka tradhtuar disa herë atë.

42-vjeçarja tha se basketbollisti e ndihmoi atë të kalonte stresin e ndërjes nga ish-bashkëshorti i saj reperi Kanye West.

“Ai nisi të vinte nëpër lojërat e fëmijëve. Merrte Saint e nxirrte për darkë dhe më mbronte gjithnjë, sidomos për gjërat që lidheshin me ish-in tim. Unë s’do e harroj kurrë dhe nuk do e hedh kurrë poshtë dikë dhe të veproj sikur nuk mendoj se ai s’mund të rritet dhe të zhvillohet”- tha Kim.

Ndërsa shtoi: “Është çmenduri, sepse është shok dhe baba shumë i mirë, por thjesht s’mund të mblidhet dhe të jetë një i dashur besnik. Sigurisht, veprimet e tij ishin shumë të tepruara, por ne kemi folur për to. Jemi zënë për to, por ai ka treguar edhe se është një njeri dhe mik shumë i mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco