Fansat e Selena Gomez duhet ta lexojnë patjetër këtë rrëfim të saj!

Fansat e Selena Gomez duhet ta lexojnë patjetër këtë rrëfim të saj!

13:10, 04/10/2023
A+ Aa A-

Siç nuk ndodh shpesh, Selena Gomez është “zbërthyer” në një intervistë së fundmi për “Fast Company”

Në këtë intervistë ajo ka prekur disa çështje delikate të jetës së saj, ndër to edhe “sherrin” e supozuar me Dua Lipën.

Artistja u shpreh se heqja e Duas nga Instagrami ishte asgjë më shumë se një aksident teksa po “pastronte” disa emra të tjerë.

“Ishte një aksident heqja e Dua Lipës. Po hiqja disa persona nga Instagrami im. Pastaj dikush më mori dhe më tha: “Çfarë ka ndodhur me Duan?!”

Më tej Gomez u ndal edhe te largimi nga Instagrami në 2018, fill pas ndarjes me Justin Bieber.

“Sapo më ishte thyer zemra. Nuk kisha nevojë të shihja se çfarë po bënin të gjithë. Pastaj kishte nga ato momente kur nuk ndihesha mirë për mënyrën se si dukesha në krahasim me atë që shihja në Instagram. Uau, do të doja që trupi im të dukej kështu, thoja.”

Pa prekur nuk kaloi as periudha e saj e vështirë më shëndetin mendor kur po në 2018 u diagnostikua me çrregullim bipolar.

“Unë kisha një përgjegjësi të madhe në një moshë shumë të re. Të rinjtë më ndiqnin dhe unë nuk e dija kush isha. Kam kaluar një periudhë vërtet të vështirë [atëherë]. Kisha ulje-ngritje dhe nuk dija çfarë të bëja. Kur mora vesh diagnozën time, isha thjesht: “Oh, në rregull, ndihem pak e lehtësuar, kuptoj pak më shumë. Shkova te mjekët. Jam shumë me fat që kam njerëz që më ndihmojnë të mbijetoj çdo ditë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco