Aktori i njohur thotë se bëri terapi për 1 vit, sepse thjesht nuk rri dot pa punuar

Aktori i njohur thotë se bëri terapi për 1 vit, sepse thjesht nuk rri dot pa punuar

13:10, 03/10/2023
A+ Aa A-

Idris Elba është një ndër aktorët më të preferuar, ama, pas roleve të tij fantastike, qëndrojnë disa “zakone të pashëndetshme”, të cilat kanë ndikuar shumë në mirëqenien e tij.

Në podkastin “Changes with Annie Macmanus”, aktori britanik, 51 vjeç, tha se vitin e kaluar, ka bërë terapi për të hequr dorë nga fiksimi për punën.

Image

“Është shumë”, tha ai, duke vijuar: “Në terapi, kam menduar shumë për ndryshimin. Kam disa zakone të pashëndetshme, të cilat duhet t’i ndryshoj dhe unë punoj në një industri ku shpërblehem për këto zakone”, u shpreh ai.

Aktori e përshkroi veten si të fiksuar pas punës dhe tha se adhuron të jetë gjithnjë i zënë me projekte dhe kjo sjell edhe ndikime negative për shëndetin e tij.

Elba tha se do që të gjejë aktivitete që e ndihmojnë të mos e ketë mendjen te puna, megjithatë, edhe kur relaksohet, sërish përfundon duke punuar. “Studioja është shtëpia ime, vdes të rri aty”, u shpreh ai, duke vijuar: “Mund të punoj për 10 ditë në një film, me skena nënujë, duke mbajtur frymën për 6 minuta dhe kur rikthehem, ulem në studio dhe ndihem më i qetë sesa i ulur në divan, me familjen time dhe kjo është gjë e keqe, apo jo?, përfundoi ai.

Image

Idris njihet për role të ndryshme, në filma si: “Beasts of No Nation”, “The Losers”, “Thor: Ragnarok” dhe “Pacific Rim”. Ai është nominuar për 102 çmime në festivale dhe evente të ndryshme dhe ka fituar plot 30 prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco