Inteligjenca artificiale ‘mësyn’ edhe në gazetari! Ja televizioni që zëvendësoi ‘spikeren’ e lajmeve me një robot

Inteligjenca artificiale ‘mësyn’ edhe në gazetari! Ja televizioni që zëvendësoi ‘spikeren’ e lajmeve me një robot

12:48, 03/10/2023
A+ Aa A-

Disa javë më parë, gazeta më e shitur në të gjithë Europën ‘Bild’ në një lajmërim zyrtar u komunikoi të gjithë redaktorëve dhe gazetarëve se do të zëvendësohen nga IA.

Në një email të dërguar personelit më (19 Qershor Springer) deklaroi se 'për fat të keq do të ndahet nga kolegët që punojnë, të cilët do të zëvendësohen nga IA dhe/ose nga procese të botës dixhitale'. Funksionet e drejtorëve të redaksisë, redaktorëve të faqeve, korrektorët, sekretarët dhe photo editorët nuk do të ekzistojnë më si sot”.

Shkurtimet e vendeve të punës në Springer, shtëpia e markave të lajmeve si “Bild” dhe “Die Welt”, do të rrisin frikën se IA do të shkaktojë rrëmujë në të gjithë industrinë e medias në botë.

Megjithatë, kjo situatë duket se po shtrihet në kufinj global me hapa sekondare e mjaft të mëdha.

Një ditë më parë, një nga televizonet shqiptare në faqen e tij zyrtare lajmëroi se duket nisur nga sot shikuesit do të dëgjojnë dhe shikojnë lajmet përmes një spikere të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

E quajtur ”Tokyo Tirana”, skiperja virtuale është e aftë të riprodhojë të gjitha fjalitë e shkuara si informacion për publikun, por sa të sigurt jemi ne gazetarët pas  gjithë kësaj që ndodhi?

Image

Në ‘rrjetën’ e madhe të komenteve, shumë prej komentuesve shprehen të indinjuar dhe frika ishte tepër e madhe pasi me zëvendësimin nga inteligjenca artificiale, kjo situatë bie në kurriz të gazetarëve.

 Kjo do të thotë se shumë njerëz do të humbasin punët e tyre, madje edhe vetë mediat do të vihen në dyshim. Sipas burimeve, thuhet se këta robotë janë të aftë të prodhojnë edhe lajme të rrema, e ç’ka do të cojë në desinformim të publikut të gjerë.

Realiteti që përjetojmë çdo ditë na vë përballë ritmit të shpejtë me të cilin ndryshojnë gjërat, ku veçanërisht përdorimi i Inteligjencës Artificiale ka një rol parësor.

Është shumë demoralizuese ta mendosh që mund të zëvendësohemi nga një makineri, por në shekullin ku në po jetojmë gjithçka pritet!

Edhe pse Chatbot mund të jetë më i fuqishëm nga sa e kemi imagjinuar ndonjëherë, a është më i rëndësishëm se puna e një njeriu?

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco