Kiara Tito i kthehet ndjekëses: Po krijohen drama...

Kiara Tito i kthehet ndjekëses: Po krijohen drama...

11:18, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Kiara Tito është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria.

 Mesa duket, kohët e fundit ajo nuk po gjen qetësi me admiruesit e saj dhe këtë herë ajo është detyruar të veprojë.

Postimet e shpeshta të një prej ndjekësve të saj, me detaje, të cilat asaj i janë dukur të tepruara, e kanë detyruar atë që ta fshijë nga platforma "X", pasi sipas saj këto postime nuk janë gjë tjetër veçse një burim i mirë për "portalet" që të shpërndajnë informacione.

Në një postim të fundit të bërë në faqen e saj në platformën "X", Kiara shpreh keqardhje për veprimin që bëri, por thotë se është ndjerë e detyruar të veprojë kështu.

Kujtojmë që çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura për publikun, edhe pas përfundimit të spektaklit "Big Brother VIP".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco