A duhet t’i bësh unfollow ish-shoqes?

A duhet t’i bësh unfollow ish-shoqes?

10:38, 03/10/2023
A+ Aa A-

Dikur, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi ishin shoqe të ngushta, ndërsa sot as nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. Se çfarë ndodhi mes tyre mbetet e paqartë. Sidoqoftë, nisur nga rasti i tyre, “lind” pyetja”: A duhet t’i bëni unfollow shoqes në rrjete sociale?

Vendimi është personal dhe mund të varet nga disa rrethana dhe ndjesi. Megjithatë, ja çfarë duhet të merrni parasysh nëse jeni në një dilemë të tillë:

Mirëqenia emocionale: Nëse përjetoni emocione negative sa herë shihni ish-mikun/eshën në Instagram, atëherë është një ide e mirë që thjesht t’i bëni unfollow. Pse ta shqetësoni veten pa qenë nevoja?

Të ecni përpara: Një unfollow mund të duket si diçka pa rëndësi, por mund t’ju ndihmojë të ecni përpara.

Respektoni kufijtë: Nëse miqësia juaj përfundoi jo mirë, të mos e ndjekësh më në rrjete sociale mund të jetë një mënyrë për të respektuar kufijtë tuaj dhe për të krijuar distancë midis jush dhe personit tjetër.

Pa drama: Ndonjëherë, rrjetet sociale mund të sjellin drama të panevojshme, veçanërisht nëse ka ndjenja të vazhdueshme negative mes palëve. Ndaj bëni unfollow dhe shmangni konfliktet.

Nga ana tjetër, nëse nuk e keni problem të shihni përditësime nga ish-miku/esha dhe e vlerësoni praninë e tyre online, mund të mos jetë nevoja t’i hiqni. Megjithatë, mos harroni se është me rëndësi t'i jepni përparësi shëndetit tuaj mendor dhe emocional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco