Monokomedia ‘Babi’, nga Naun Shundi, në skenën e teatrit ‘Zonja e Bujtinës’

10:08, 03/10/2023
A+ Aa A-

Në teatrin “Zonja e Bujtinës”, është vënë në skenë vepra “Babi”, një vepër e shkruar nga Naun Shundi dhe me interpretim gjithashtu të aktorit, regjisorit e dramaturgut Naun Shundi.

“Babi” është një monokomedi ku kufiri i komedisë me dramën janë fare pranë.

Një zotëri i vetmuar në retrospektivën e absurdit shqiptar. Një individ që mënyra e tij e komunikimit dhe raportit me botën janë ndershmeria dhe respekti. Një individ që në kaosin e zhurmës urbane dhe kakofonisë së turmës, ia del t’u mbijetojë tranzicionit, situatave dhe përplasjeve shoqërore.

Humori që buron nga rrëfimet e personazhit, janë të qeshura reflektimi, ku ky individ lartësohet deri në adhurim me mënyrën dinjitoze të përballjes me jetën.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ Nuam Shundi tregoi disa të pathëna që fshihen pas veprës së tij, që nga moment kur nisi ta krijonte e deri në përfundimin e saj.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Vepra ‘Babi’ është një monokomedi që shfaqet në teatër çdo të dielë?

Naum Shundi: 'Po është një monokomedi e cila shfaqet çdo të dielë në teatër në orën 20:00. Monokomedia përbëhet nga disa episode, dhe personazhi tregon histori nga e shkuara dhe nga e sotmja dhe një nga këto histori që e ndan me publikun. Është personaliteti i tij njerëzor që ka mbetur fëmijë e naiv, ka mbetur i pastër dhe ky pisllëku i madh shoqëror ende nuk ka mundur që ta prekë'.

Flavio: Sa e vështirë është që të arrish ta kuptosh një vepër të tillë?

Naum Shundi: 'Unë mendoj se do të ishte mendjemadhësi nga ana ime që të shprehem se unë jam i paprekur, deri aty nuk arrij, por përpiqem. Teksa ‘laj dhëmbët’ çdo ditë përpiqem që të pastroj të gjitha papastërtitë dhe me furçë përpiqem që të ‘pastroj’ veten, pra vetëpastrim.'

Flavio: Cili është raporti juaj me të rinjtë dhe me shkollën tuaj?

Naum Shundi: 'Unë kam pasur fatin që kam qenë prej disa vitesh petagog në Universitetin e Arteve, kam pasur vite të tëra kontakte me brezin e ri dhe vazhdoj të kem kontakte po njësoj. Në teatrin ‘Zonja e Bujtinës’ vazhdojnë të vijnë aktorë e regjisorë të rinj të cilët siç i themi ne tani performojnë. Kështu që duke na rënë bateritë neve kemi nevoje për bateri të reja. Duam apo s’duam ne atë energji që neve po na mbaron dhe po na ikën dhe që të rinjtë e kanë e përdorim për të kompesuar mungesën tonë të energjisë e sigurisht kjo është diçka mjaft e mirë.'

Klea Sula/ Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco