Një event bamirësie mblodhi bashkë gjithë çiftet e A-listës botërore!

Një event bamirësie mblodhi bashkë gjithë çiftet e A-listës botërore!

15:41, 29/09/2023
A+ Aa A-

Çiftet më të famshme të Hollivudit zbritën këtë të enjte  në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut për çmimin e dytë vjetor të eventit të bamirësisë Albie.

E drejtuar nga George Clooney dhe Amal Clooney, mbërmja mirëpriti një sërë çiftesh të listës A që i përdorin ngjarje të tilla, edhe si mbrëmje takimi. Në mesin e çifteve të famshëm gjatë natës ishin Cindy Crawford dhe Rande Gerber, Daniel Craig dhe Rachel Weisz, Emily Blunt dhe John Krasinski e shumë çifte të tjerë të famshëm.

I njohur si një ndër çiftet më të fuqishëm të Hollyëood, George dhe Amal Clooney arritën të mblidhnin një shumë të majme gjatë mbrëmjes nga dhuruesit bujarë që janë miq e të njohur të çiftit. Fondacioni ‘Clooney For Justice’ është krijuar për t’u ardhur në ndihmë mbrojtësve të drejtësisë që janë në rrezik të madh për atë që bëjnë.

Çmimet që u ndanë gjatë mbrëmjes së bamirësisë së çiftit Clooney shkuan për; Albie Sachs, një jurist i njohur ndërkombëtarisht nga Afrika e Jugut, i cili iu nënshtrua burgut dhe më pas internimit për aktivizmin e tij kundër regjimit të aparteidit; një OJQ ukrainase; një aktivist kongolez kundër përdhunimit dhe dy gazetarët iranianë që shpërthyen historinë e vrasjes së Mahsa Amini.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco