Pas Bebe Rexhës, edhe Malumën e godasin me telefon

Pas Bebe Rexhës, edhe Malumën e godasin me telefon

12:44, 29/09/2023
A+ Aa A-

Hedhja e telefonave apo sendeve të tjera në drejtim të artistëve gjatë koncerteve vazhdon të jetë një fenomen shqetësues kohët e fundit. Pasi filloi me Bebe Rexhën, e cila edhe u lëndua, ky fenomen vazhdon me artistë të tjerë dhe së fundmi me këtë gjë është përballur edhe Maluma.

Gjatë koncertit  në San Antonio, Teksas, artistit i është hedhur një telefon drejt tij duke e goditur në pjesën e kofshës. Maluma ndaloi menjëherë performancën gjatë atij momenti dhe pa në turmë se kush ia hodhi. Ai drejtoi gishtin tek njëri prej personave në audiencë duke i thënë “Ishe ti?” dhe më pas e paralajmëroi “mos e bëj më”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco