Pas ‘furtunës’ së skandaleve, Kanye planifikon rikthimin në muzikë?

Pas ‘furtunës’ së skandaleve, Kanye planifikon rikthimin në muzikë?

16:19, 27/09/2023
A+ Aa A-

Reperi Kanye West i cili njihet me emrin zyrtar ‘Ye’, ka qenë së fundmi kryeqendra e mediave, pas skandalit të ekspozimit të tij të pahijshëm në Itali, me të dashurën e tij Bianca Censori e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen me paraqitjet e saj gjysmë e zhveshur.

Por duket se pas kësaj ‘furtune’skandalesh, reperi po merr veten dhe po planifikon të rikthehet në muzikë. Burimet kanë thënë për TMZ, se krijuesi i hitit “Stronger”  ka përfunduar gati 10 këngë gjatë javës së kaluar.

Ty Dolla Sign, bashkëpunëtori i Ye, thuhet gjithashtu se i është bashkuar atij në studion e regjistrimit me biseda se mund të publikojnë një album të përbashkët ose përpjekje solo.

Rikthimi muzikor i Ye, i cili është përballur me një sërë kritikash muajt e fundit, do të shënonte një arritje në karrierën e tij, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco