Fotoja nga shtëpia e fëmijërisë e Princeshës Diana, s’duhet humbur!

Fotoja nga shtëpia e fëmijërisë e Princeshës Diana, s’duhet humbur!

14:33, 27/09/2023
A+ Aa A-

Vjeshta ka mbërritur në Althorp House dhe për të shënuar këtë rast, Charles Spencer, i cili jeton në shtëpinë e fëmijërisë, ka shpërndarë një video të pabesueshme të një zone të rrallë të pronës.

Me anë të llogarisë së tij në Instagram, ai tregoi një pamje të bllokut që ndodhet në anën e majtë të Althorp luksoz. Ndërtesa dukej aq verbuese e mbuluar nga rrezet e diellit ndërsa Charles Spencer filmoi të gjithë zonën. Pavarësisht ndryshimit të stinës, qielli ishte i kthjellët dhe një nuancë e bukur blu.

Image

Të shumta ishin komentet e miqve dhe fansave, “Kaq i qetë, sa vend i mrekullueshëm për të jetuar”, shkroi prej tyre. Princesha Diana e ndjerë u zhvendos në pronë kur ishte 14 vjeç, së bashku me familjen e saj. Katër vjet më vonë, kur ishte 18 vjeç, ajo u transferua në Earl’s Court në Londrën Perëndimore, ku nëna e saj i kishte blerë një banesë.

Pas divorcit nga princi i atëhershëm Charles, Diana donte të kthehej në Althorp, por vëllai i saj nuk e lejoi. Trupi i saj është varrosur në territorin e pasurisë së madhe, e cila është përshkruar më parë nga Earl si “Një oazë qetësie”.

Varri i Dianës ndodhet në mes të Liqenit Oval të rrumbullakët dhe nuk është kurrë i aksesueshëm për publikun edhe kur shtëpia është e hapur për t’u parë. Megjithatë, nëse anëtarët e publikut dëshirojnë të bëjnë nderimet e tyre, ata mund të hyjnë në tempullin e veçantë, ku mund të sjellin lule, kartolina dhe homazhe për princeshën e ndjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco