Vajza e Kobe Bryant, Natalia sfiloi për Versace në Javën e Modës në Milano

Vajza e Kobe Bryant, Natalia sfiloi për Versace në Javën e Modës në Milano

20:20, 26/09/2023
A+ Aa A-

Natalia Bryant, vajza e Kobe Bryant, mori pjesë në sfilatën e shtëpisë italiane të modës Versace për koleksionin e saj 2024, në Javën e Modës në Milano.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram duke shkruar “Versace!! Faleminderit shumë!! Ndihet ende si një ëndërr. Ndihem shumë e nderuar dhe mirënjohëse”, së bashku me fotot e saj dhe video nga pista, si dhe nga prapaskenat. Ajo gjithashtu ngarkoi një foto të saj duke pozuar me Donatella Versace me mbishkrimin “@Donatella Versace kjo ishte një përvojë kaq e jashtëzakonshme, kalova shumë mirë dhe u ndjeva shumë e dashur dhe e mbështetur gjatë gjithë kohës“.

20-vjeçarja tha gjithashtu për Vogue se “Jam më shumë se e emocionuar për debutimin tim në pasarelë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme dhe jam shumë mirënjohëse Donatellës, jam e nderuar që më ftoi të bëhem pjesë e diçkaje kaq të veçantë. Doja të bëja një fillim të ri, të bëja diçka timen pa u shqetësuar se mos do të krahasohesha me askënd”.

Natalia është vajza e madhe e Kobe Bryant dhe Vanessa Bryant. Babai i saj së bashku me motrën e saj u vranë në një aksident me helikopter në vitin 2020 së bashku me 7 pasagjerë të tjerë. Aktualisht ajo studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ndërsa në vitin 2021 ka nënshkruar me agjencinë e modelimit IMG Models

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco