Visjan Ukcenajn do ta shohim në këtë emision në 'Top Channel'

Visjan Ukcenajn do ta shohim në këtë emision në 'Top Channel'

13:38, 21/09/2023
A+ Aa A-

Aktorin e njohur të humorit, Visjan Ukcenaj, nuk do ta shohim më në spektaklin “Klanifornia” në “TV Klan”.

Ky sezon i ri televiziv e gjen Visjanin në një tjetër televizion, “Top Channel”. Lart e poshtë po përflitej se aktori do të ishte pjesë e kastit të “Portokallisë”, por nuk është kështu!

Tashmë, Visjani po bëhet pjesë e moderimit dhe do të drejtojë emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, një emision i dedikuar politikës dhe aktualitetit.

“Ndryshe” do të transmetohet çdo të martë në orën 18:00.

Mezi presim të shohim si do t’ia dalë Visjani në moderim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco