U përfol se do të martohej së shpejti, Zhaklin Lekatari zbulon të vërtetën

U përfol se do të martohej së shpejti, Zhaklin Lekatari zbulon të vërtetën

23:22, 19/09/2023
A+ Aa A-

Së fundi në portale është përhapur lajmi për një martesë të mundshme të gazetares Zhaklin Lekatari.

E ftuar në ‘A Show’ në Syri TV, Zhaklina u përballë me pyetjen se çfarë mendimi kishte ajo në lidhje me martesën dhe krijimin e një familjeje, duke zbuluar kështu nëse ky informacion i bujshëm ishte i vërtetë.  Sipas Zhaklinës, martesa dhe të pasurit një familje nuk është gjëja që ajo e sheh veten.

Nga kjo intervistë kuptuam se Zhaklin Lekatari  nuk ka ende në plan të martohet.

Krasta: Mendon se do të duhet t’i kishe dhënë një shans, a ke dëshirë t’i të bësh një martesë, a të pëlqejnë fëmijët? Dëshiron të jesh një mama që gatuan spagetti dhe lan kamishat e bardha me dorë?

Zhaklina: Unë mendoj që njeriu mund t’i bëjë të gjitha në momente të ndryshme të jetës së vetë. Unë nuk e kam imagjinuar asnjëherë veten me fustanin e bardhë ose duke gatuar spagetti, ose duke ushqyer fëmijët e mi. Mendoj që njerëzit të duhen dhe të respektohen është e rëndësishme që ata ta rrisin njëri tjetrin  spiritualisht dhe të mundohen të nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri. Se në çfarë formule e bëjnë ata këtë gjë  është krejt në dorën e atyre. Dhe unë kështu do të përgjigjem.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco