Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

U tregoi gishtin e mesit paparacëve, Kim Kardashian qorton ashpër të birin

U tregoi gishtin e mesit paparacëve, Kim Kardashian qorton ashpër të birin

21:47, 19/09/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian ashtu sic ju plotëson të gjitha dëshirat fëmijëve të saj, di të jetë edhe një nënë e rreptë, pasi së fundmi ka qortuar djalin e saj, Saint për një gjest që ai ka bërë ndaj paparacëve. Ylli i “Kardashians” i reagoi ashpër të birit kur vuri re se 7-vjeçari ngriti gishtin e mesit paparacëve pasi la lojën e tij të basketbollit të premten në Los Angeles

Kim, u fotografua duke ecur së bashku me djalin e saj dhe një shok të tij pas stërvitjes. I riu ishte ende i veshur me fanellën e tij të bardhë të basketbollit kur treshja u takuan nga fotografët në parkingun e një restoranti. Saint qeshi pasi nxori gishtin e mesit, gjë që rezultoi në një qortim nga mamaja e tij, e cila ia mbërtheu fytyrën me dorë.

Më vonë gjatë ditës, Kim u pa duke dalë me një tjetër nga fëmijët e saj, North West, për darkë në Nobu Malibu. 10-vjeçarja tundi një bluzë dhe filloi të kërcente për paparacët që prisnin në hyrje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco