'Me ish-in dhe aktualin', postimi i fundit i Erjona Rusit

'Me ish-in dhe aktualin', postimi i fundit i Erjona Rusit

19:27, 19/09/2023
A+ Aa A-

Me një karrierë të gjatë televizive Erjona Rusi është padyshim një nga gazetaret më të mira në ekranet shqiptare.

Përpos punës së saj çdo ditë në televizion ajo shpeshherë tërheq vëmendje edhe në rrjetet sociale.

Siç ka ndodhur së fundmi, ku shkak është bërë shkrimi përbi një fotografie.

Moderatorja ka postuar një story me dy nga meshkujt e rëndësishëm për të, flasim gjithmonë për rrugëtimin televiziv: Arjon Muçën dhe Alban Musën.

“Me ex-in dhe aktualin” , -shkruan ajo krahas fotos së të treve në ashensor.

Është Alban Musa, me të cilin ka prezantuar emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ndërsa aktuali është Arjon Muça, me të cilin prezanton aktualisht “Shqipëria Live” në ekranin e Top Channel.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco