Çmenduri! Krëhëri i mustaqeve të Freddie Mercury u shit për shumën marramendëse

Çmenduri! Krëhëri i mustaqeve të Freddie Mercury u shit për shumën marramendëse

17:55, 18/09/2023
A+ Aa A-

Rreth 30,000 artikuj në pronësi të Freddie Mercury u shitën në ankand për 50.4 milionë dollarë! Ndaj, edhe atëherë kur mendonim që nuk do të ofroheshin më shifra të frikshme për sendet e Freddie Mercury-t, duket se u gabuam.

Së fundmi, është raportuar blerja e rradhës e frikshme.

Dikush ka paguar plot 189,000 dollarë për të zotëruar një mini krehër Tiffany and Co, të cilin këngëtari i Queen-it e përdori për të krehur mustaqet e tij.

Artikuj të tjerë të shitur përfshijnë një piano që ai përdori për të shkruar "Bohemian Rhapsody" dhe një byzylyk argjendi që mbante në videon e këngës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco